Në Shoqatën e Gazetarëve (SHGM) sugjerojnë modelin austriak, që parashikon subvencionimin e mediave të shkruara, si një prej formave që do të siguronin mbijetesën e tyre dhe ruajtjen e lexueshmërisë në tregun mediatik.
“Sa i takon mediave të shkruara dhe mediave lokale me paraqitjen e internetit dhe të rrjeteve sociale përballen me sfida serioze për të mbijetuar në treg. Ne vendet demokratike qeveritë ndërmarrin masa serioze për të ndihmuar median e shtypur dhe mediat lokale. Njëra
mënyrë është ndihma përmes lehtësimeve tatimore dhe të shërbimeve publike, siç janë lehtësime për shërbimet e postës, dhe tjetra formë është përmes subvencioneve direkte. Ka disa modele në vendet e Bashkimit Evropian për subvencionimin e mediave të shtypura dhe lokale. Ne si SHGM mendojmë ta ofrojmë modelin austriak, i cili parasheh subvencionimin e medias të shtypur në forma të ndryshme, për promovimin e pluralizmit politik, trajnimin e gazetarëve, zhvillimin e rrjetit të korrespodentëve etj”, thotë Selmani, nga SHGM

