Më 29 dhjetor GJKKO do të vendosë nëse dosja e Sterilizimit do të kalojë për gjykim ose jo. Në seancën e sotme, e cila ka zgjatur për rreth 8 orë, ish-ministri u tregua kritik me kushtet e gjykimit dhe logjistikën në sallë, duke bërë krahasime me Gjykatën e Hagës.
“Hashim Thaçi në Hagë kishte kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa pasur mundësinë të kemi afër avokatin”, u shpreh Beqaj.
Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ili Beqaj, SPAK ka ngritur akuzën për shpërdorim të detyrës.
Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, ndërsa GJKKO miratoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Për Sterilizimin ndodhen nën akuzë nga Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dosjes “Saspac”, ndërsa kishte masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit për koncensionin, deri te Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni që ka marrë koncensionin.
SPAK ka kërkuar që dosja të kalojë për gjykim, ndërkohë që GJKKO do të vendosë më 29 dhjetor nëse do të pranojë kërkesën, do t’a rikthejë për hetime të tjera, apo do të mbyllë çështjen.