Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka organizuar takim me gazetarët ku mes të tjerash foli edhe për çështjen e emrit me Greqinë.
Ai deklaroi se cështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet me kompromis dhe jo me referendum.
“Çështja e emrit me Republikën e Greqisë duhet të zgjidhet me kompromis dhe në mënyrë që nuk do të shkaktojë polarizime në shoqëri, ndërsa ideja për referendum nuk do të kontribuojë në këtë drejtim. Komunikoj me të dy palët, edhe me qeverinë edhe me opozitën, për atë se si të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit”, tha Ahmeti. /albeu.com/