E diela pas suksesit 7-0 të Barcelonës kundër Vajadolidit është trazuar disi nga lajmi se drejtori sportiv i Barcelonës, Deko po mediton largimin nga klubi.
Menjëherë pas daljes në shtyp të këtij lajmi, klubi lëshoi një deklaratë publike në të cilën mohoi informacionin dhe konfirmoi besimin absolut ndaj portugezit, duke siguruar që ai të vazhdojë në pozicionin e tij. “Barcelona mohon kategorikisht informacionet që u shfaqën më 1 shtator ku vihet në dyshim vazhdimësia e drejtorit sportiv të ekipit”, thuhet në deklaratë.
Çfarë ka ndodhur në realitet? Tregu i kësaj vere ka qenë shumë i vështirë për Dekon. Nuk është e para, pasi është dritarja e tretë e transferimeve në të cilën ai nuk ka mundur të operojë plotësisht i kushtëzuar nga mungesa e “fair play” financiar të klubit për të nënshkruar me lojtarë të ndryshëm. Një situatë shumë e ndërlikuar për t’u përballur me një treg aq kërkues.
Deko e ka pasur shumë të vështirë këtë verë. Ai ka qenë nën stres. Nuk kishte para, Gyndoan duhej të “shkarkohej”, nënshkroi Dani Olmon por nuk e regjistroi dot… Një situatë e vështirë, por e rënduar edhe më shumë nga presioni që ushtronte mbi të mjedisi i lojtarit për ta regjistruar Dani Olmon sa më shpejt. Dhe gjithë ai presion ra mbi Dekon.
Kjo ka qenë përditshmëria e Dekos në merkato, duke pritur për zgjidhje që nuk erdhën kurrë me konsumimin që kjo sjell. Kjo ishte dhe arsyeja për se lindën dhe shkëndijat e para. Por klubi i ka premtuar se situata do të ndryshojë në merkaton e janarit 2025 dhe Deko është në pritje.