Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev, tha se shteti i Sllovenisë mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve.
Cerar shtoi se shteti i Sllovenisë dhe ai i Maqedonisë kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të mira dhe se do të punojë që të njëjtat t’i thellojnë edhe më shumë.
Ai në fund shtoi se pasi Maqedonia stabilizoi marrëdhëniet me të gjitha shtetet, duhet të intensifikohet procesi i integrimit të shtetit, pasi anëtarësimi në NATO është bazë për sigurinë e rajonit.
“Para së gjithash kemi bashkëpunim të mirë dhe kemi mundësi edhe për bashkëpunim më të mirë. Sllovenia mbështet Maqedoninë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Jam i kënaqur që sot kemi edhe delegacion të madh të biznesmenëve. Do të vazhdojmë dhe duhet të jemi të kënaqur pasi këmbimet tregtare janë të mëdha, por do të vazhdojmë edhe më tej me thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Edhe në kohë të vështira kemi pasur marrëdhënie të mira. Shoh shumë ngjashmëri me zhvillimin e shtetit të Maqedonisë dhe të qeverisë që e udhëheq unë. Jam i lumtur që Maqedonia shikon përpara dhe është duke përparuar. Pres që Komisioni Europian për kohë të shkurtë do të japë rekomandim të fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE”,- tha Cerar./al.mrt/