Më 4 korrik 2025, u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit tëProjektit Slavkov – Shënimi i Shtigjeve të Ecjes Malore nëMaqedoninë e Veriut nga Ambasadori i Austrisë, Sh.T. Martin Pammer, Ambasadori i Çekisë, Sh.T. Jaroslav Ludva dheAmbasadori i Sllovakisë, Sh.T. Henrik Markuš. Gjatëceremonisë, Çekia ia dorëzoi Presidencën e Formatit tëBashkëpunimit Slavkov/Austerlitz Sllovakisë.
Shënimi i shtigjeve malore do t’u vijë në ndihmë ecësve, alpinistëve dhe të gjithë dashamirëve të natyrës për të pasur njëpërvojë më të sigurt gjatë ecjes dhe për të eksploruar bukuritë e maleve Vodno, Baba dhe Shar. Ky projekt promovon ecjen si njëaktivitet të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, ndërkohë qëmundëson edhe zhvillim ekonomik lokal përmes ofrimit tëshërbimeve shtesë si akomodimi, turet me guidë, prodhimi dheshitja e produkteve vendore.
Secili nga vendet e Formatit Slavkov do të jetë përgjegjës përshënimin e një shtegu ecjeje dhe për vendosjen e një tabeleinformuese.
Formati Slavkov, apo trilaterala, është një bashkëpunim rajonalndërmjet Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, i themeluar në vitin2015.