Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 14-të të studentëve u mbajt në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).
Në IBU janë diplomuar më shumë se 300 studentë nga më shumë se 40 programe bachelor, master dhe doktoraturë.
Më shumë se 1000 persona, familjarë të studentëve dhe të ftuar të tjerë morën pjesë në ceremoninë e diplomimit për të mbështetur të afërmit dhe të dashurit e tyre që u diplomuan në IBU.
Në ceremoni fjalim mbajtën z. Afrim Gashi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, kryeministri i pare i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Sulejman Ozdil, kryetar i Bordit të Drejtorëve të IBU dhe Prof. Dr. Ljutfi Sunar, rektor i IBU.
Këta të diplomuar janë gjenerata e 14-të që diplomohet në IBU, e cila u themelua në vitin 2006.