Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka njoftuar se nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Sipas rregullave të reja, ndërrimi i parë do të jetë prej orës 07:00 deri në orën 14:30, kurse ndërrimi i dytë do të fillojë prej orës 14:00 deri në orën 21:30. Fëmijët parashkollor do të mund të qëndrojnë në çerdhe secilën të shtunë të parë të muajit në periudhë kohore 08:00-16:00 ora.
“Qëllimi i ndërrimit të dytë është që fëmijët dhe prindërit të kenë mundësi kujdesi në qendrat shtetërore. Në vijim është edhe procedura për hapje të vendeve të reja të punës që të plotësohet nevoja për punën në dy ndërrime”, tha Carovska.
Vendimi për të punuar me dy ndërrime është marrë nga Qeveria e re dhe do të aplikohet në disa sektorë publikë.

