Një prej serviseve kryesore të informacionit për bankierin qendrore dhe financat në korniza botërore, “Central Benking” (“Central Banking”) publikoi kronikë për guvernatoren Anita Angelovska-Bezhoska, duke u fokusuar në karrierën e saj dhe sukseset e arritura profesionale, si dhe ndaj pikëpamjeve të saj për ekonominë e Maqedonisë dhe planet për zhvillim të mëtutjeshëm të Bankës Popullore.
Ajo do të vendos vulë personale ndaj punës së bankës qendrore gjatë eurointegrimit të vendit, thekson “Central benking” duke orientuar drejtë risive dhe reformave që priten.
Kronika përmban edhe audiointervisë me guvernatoren, në të cilën, mes tjerash, potencon se për ekonominë tonë është tejet e rëndësishme që tashmë janë zgjidhur një pjesë e problemeve nga karakteri joekonomik, sepse me këtë janë krijuar parakushte për siguri më të madhe dhe perspektiv më të ndritshme për zhvillim ekonomik.