Borxhi publik i Maqedonisë ka shënuar shifrën prej 4.7 miliardë euro, dhe se sipas kësaj shume, dhe çdo fëmijë që do të lindë do të ketë borxh prej 2274 euro.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi i shtetit për vitin 2016 kap shifrën prej 3.9 miliard euro, ose 39.1 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi publik ka arritur shifrën prej 4.7 miliardë euro, ose 47.8 për qind nga BPV-ja.
Pra, nëse u referohemi këtyre të dhënave zyrtare dhe kufirit të qëndrueshëm të borxhit publik prej 51 për qind, atëherë Maqedonia ka hapësirë të futet në borxhe të reja në vlerë prej 4 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht jo më shumë se 32 milion euro deri në fund të këtij viti”, ka thënë në raportin e saj Teodora Anastasovska.
Sipas kësaj analize, edhe pse niveli momental i borxhit publik është i qëndrueshëm, hapësira më e madhe e huamarrjeve të reja është në fazën kritike.