Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mbështet bashkësinë akademike në përpjekjet për përafrimin në modelet evropiane të universitetit dhe në arritjen e standardeve të larta për arsim të kuadrove të përgatitura për trajtimin me sukses me sfidat moderne. Prej rëndësisë së madhe është lidhja rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë drejtim është edhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Ekonomik të USHKM në Shkup Fakulteti Ekonomik në Ljubljanë. Kjo u theksua në takimin të ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska me dekanin e Shkupit të Fakultetit Ekonomik prof. Dr. Predrag Trpeski dhe dekanja e sllovenisë, prof. Dr. Metka Tekavçiq.
Gjatë kohës së takimit ministrja Carovska theksoi se është e rëndësishme institucionet tona të larta t’i ndjekin praktikat e mira, si udhërrëfyes për realizimin e programeve studimore më cilësore.
Për të rinjtë që dëshirojnë t’i realizojnë ambiciet dhe vizionet e tyre dhe të edukohen në universitete prestigjioze, Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Ljubljanës është një nga zgjedhjet e shpeshta, e konfirmoi dekanja Tekavçiq. Ky fakultet është lartë i renditur ndërmjet shkollave të biznesit në botë, ndërsa i njëjti realizohet edhe në vendin tonë studime pasdiplomike ndërkombëtare nga fusha e ekonomisë dhe menaxhmentit.
Duke pasur parasysh rëndësinë kryesore të shkencave ekonomike në tejkalimin e sfidave globale, dekani Trpeski tha se forcimi i komunikimit akademik me kolegët nga Ljubljana, në të gjitha nivelet, është investim në ekonomi. Sikurse përshpejtohen proceset e eurointegruese ashtu rritet edhe nevoja për kuadër të përgatitur të arsimit të lartë i cili do të mund të përfshihet në realitetin sfidues dhe të kontribuojë në sjelljen e vendimeve të kualifikuara.