Infektologu shqiptar në Klinikën Infektive në Shkup, Fadil Cana ka folur mbrëmë rreth sitatës së fundit të krijuar me koronavirusin në vend si dhe për terapinë me përzierjen e dy ilaçeve të bëra publike para ca ditësh nga Presidenti Amerikan, Donald Trump. Sqarimet e tilla, Cana i bëri në lidhje direkte me Skype në emisionin Opinion të gazetarit të mirënjohur shqiptar, Blendi Fevziu.
Sipas Canës, protokoli i ri i mjekimit të koronavirusit që e ka filluar Ministria e Shëndëtësisë në Maqedoni, aplikohet vetëm me pëlqim të pacientit.
“Ministria e Shëndetësisë lançoi një protokoll të ri, por i cili parparakisht duhet të ketë aprovimin e pacientit. Ndoshta nga presioni mediatik ministria e kishte, ta them obligative të lëshojë një protokoll te tillë, pasi që botërisht dihet se një trajtim i tillë ka edhe efektet anësore të veta. Të gjithë profesionistët e dinë se ky protokol nuk është protokol që është i përdëftuar, por është një protokol që aplikohet tek rastet shumë të rënda”, sqaron Cana.
Për terapinë në fjalë sipas Canës, profesionistët e mjekësisë ndajnë të njëjtin mendim se sidomos Hidroksihlorokina ka efekte anësore kardio – toksike, prandaj duke e ditur këtë fakt, thoë Cana, nuk mund të bësh eksperimente më shëndetin e njeriut.
Për deklarimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Cana theksoi se për të është deklaruar edhe “babai i epidemiologjive globale”, Antoni Fauçi nga SHBA, sipas të cilit Trump po shpërndan shpresë. Ndërsa sai përket terapive dhe ilaçeve, kompetent për këtë nuk është asnjë president, por këtë e bëjnë organet kompetente të agjencive të barnave.
Cana gjthashtu sqaroi se terapia e tillë tashmë është përdorur tek gjashtë pacientë në Francë, tek të cilët e njëjta ka dhënë rezultat pozitiv prej 99.7 përqind. Megjithatë kjo sipas tij nuk mund të jetë garancë sepse bëhet fjalë vetëm për gjashtë pacientë. Terapia e tillë është dhënë për mundjen e sëmundjes së Malaries.