
Më datën 15 shkurt do të mbahet seanca e parë për rastin e vrasjes së Almirit të vogël nga Kumanova. Këtë e bëri të ditur avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq në një deklaratë për TV SHENJA.
Po ashtu ai njoftoi se është përzgjedhur edhe gjykatësja e cila do të udhëheq lëndën, ndërsa ajo është Maja Denkovska, e cila në Gjykatën Themelore të Kumanovës punon që nga viti 1997.
Disa muaj më parë, një zënkë verbale në shtëpinë e shëndetit në Kumanovë mes Bojan dhe Boban Iliçit dhe prindërve të Almirit, rezultoi me humbjen e jetës së këtij të fundit, pra fëmiut katërvjeçarë Almir Aliu. Dëshmitarët thonë se ishte një vepër penale e qëllimshme, pas çka dolën edhe video inçizimet ku shiheshte se si i dyshuari Boban Iliç shtyp me makinë vogëlushin i cili ishte i shoqëruar me prindërit e tij.