Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj gjatë vizitës në Maqedoni ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov. Në fjalën e tij, Cakaj tha se miratimin e ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja e Prespës është një arritje historike, për shtetin fqinj.
“Miratimi i Ligjit të Gjuhëve dhe Marrëveshja në Prespë është arritje historike. Vendi është i orientuar drejt qëllimeve të veta strategjike në paqe, siguri dhe prosperitet. Forcimi i dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, interes i përbashkët. Mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është më e fortë se kurrë.
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, fitore dypalëshe. Vlerësim për arritjet e Maqedonisë së Veriut në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, rol kyç në arritjet e demokratizimit të shoqërisë së vendit. Projektet e përbashkëta dypalëshe, mënyra më e mirë për perspektivën e përbashkët evropiane”, tha ministri Gent Cakaj.