Byroja Nacionale për Sigurim i publikoi të dhënat që kanë të bëjnë me tregun e sigurisë në Maqedoi për tre muajt e parë të vitit 2020. Sipas raportit, të krahasuar me raportin për periudhën nga viti 2019, BPP e përgjithshme për herë të parë pas rritjes shumëvjecare është në rënie prej -5.22% dhe është 7.52 milird denar. Shikuar në sektorë, sigurimi jo njetësor ka rënie prej 5.39 % gjegjësisht premia është ulur nga 6.70 miliard denar në 6.43 miliard denar. Sigurimi jetsor njashtu ka tendencë ulje -4.29 %që ka sjell në uljen e BPP prej 1.24 miliard denar në 1.18 miliard denar. Te sigurimi i patundshmërive rënie të BPP ka thuajse te të gjitha klasat: AO (-11.51 %), sigurimi kasko i veturave (-2.63 %) e më së shumti te përkrahja turistike (-66.34 %). E vetmja gjë në rritje është sigurimi i pronës që ka rritje prej 11.87 %.
Rangimi sipas BPP së përgjithshme të kompanive nuk ka përjetuar shumë ndryshime në raport me periudhën raportuese nga viti i kaluar edhe në sferën e patundshmërive (TRIGLAV) si dhe në sigurimin jetësor (KROACIA). Nga të dhënat për suksesin në punë në shoqëritë e sigurimeve vlenë të theksohet se në këtë periudhë UNIKA është kompania e vetme në tregun e sigurimeve në Maqedoni që ka rritje te premia dhe polisat për marrëveshjet për sigurim jetësor dhe jo jetësor. Puna e përkushtuar e menaxhmentit të kompanisë të udhëhequr nga zotëri Driton Azizi, nuk nënkuptonte vetëm menaxhimin e suksesshëm me krizën Kovid, por edhe realizimin e ambicieve të UNIKA që ajo të bëhet kompani udhëheqëse në tregun e sigurimeve në Maqedoni. Vërtetim për këtë janë realizimet e shoqërisë austriake të sigurimeve në klasën më të vlefshme e cila sjell më shumë marrëveshje dhe premi, klasa 10- sigurimi nga përgjegjësia e menaxhimit me vetura. Përmes nënshkrimit të 69.665 polisave për autopërgjegjësi dhe kartonin e gjelbër të polisuar është polisuar premia më e madhe bruto prej 381.3 milion denar. UNIKA së bashku me KROACIA janë lidere edhe në sektorin jetesë sipas numrit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe janë të vetmet që e kanë tejkaluar numrin prej 5.000 polisave për sigurim jetësor.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Tensioni në Hagë: Familja e Thaçit përballet me vendimin historik
- Edi Rama: Një Kryeministër për të gjithë shqiptarët në procesin gjyqësor
- Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së
- Mexhiti dhe Kasami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe dinjitet
- Gimbos i del një pamje që kishte menduar se ishte zhdukur, bëhet pjesë edhe nëna e tij – ky është reagimi i ish-banorit të Big Brotherit
- Eksperimenti revolucionar në Zvicër: Testimi i parimit të gravitetit të Ajnshtajnit
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor



