Alsat 2019-04-30T22:50:19+02:00
Ish ish kandidati për President, Agron Buxhaku, në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se shqiptarët në këtë raund të dytë do të jenë vendimtar për fitoren e Presidentit të ardhshëm dhe se ata historikisht kanë votuar saktë, prandaj edhe këtë herë do të bëjnë të njëjtën gjë.
Shqiptarët votojnë matematikisht saktë, në momentin e duhur e japin votën atje ku duhet dhe shqiptarët e kanë kuptuar se krizat e reja nuk janë të nevojshme për shtetin, sidomos tani që jemi në prag të marrjes së datës për fillimin e negociatave- ish kandidati për President, Agron Buxhaku.
Loading…



