Më 23 shkurt, Zyra Përfaqësuese e Tajpeit dhe Universiteti i Prishtinës kanë organizuar një prezantim mbi programin e Trajnimit për gjysmëpërçuesit dhe mikroçipat dhe për programet e Bursave për të informuar studentët kosovarë rreth mundësive për të studiuar në Tajvan.
Në njoftimin e Universitetit të Prishtinës për këtë ngjarje thuhet se Tajvani është njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të gjysmëpërçuesve që përbëjnë materialin bazë për ndërtimin e mikroçipave, pa të cilët nuk mund të mendohet përditshmëria e sotme njerëzore.
Në vitin 2025, gjithsej dhjetë studentë u ftuan të merrnin pjesë në programet e trajnimit afatshkurtër të gjysmëpërçuesve të Tajvanit në Evropë.
“Ngjarja u hap nga prorektorja për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik, prof. Rozafa Basha, e cila i inkurajoi studentët e pranishëm të shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për t’u informuar mbi programet tajvaneze të bursave dhe shkëmbimit, veçanërisht në fushat e inxhinierisë, por edhe në disiplina të tjera. Ajo theksoi se Tajvani është një ndër vendet ku inovacioni përbën shtyllën kryesore të zhvillimit industrial, duke nënvizuar faktin se rreth 90% e çipave më të avancuar në botë prodhohen pikërisht atje. Prezantimin e programit të bursave nga Tajvani e bëri zëvendësdrejtoresha e Zyrës Përfaqësuese të Taipeit në Budapest të Hungarisë, znj. Anna Y. C. Ho. Ajo për studentët e UP-së i cilësoi më të përshtatshme bursat e trajnimit për ndërtimin e gjysmëpërçuesve dhe bursat e programit ndërkombëtar të arsimit të lartë. Tha se mbulohen të gjitha shpenzimet e studentëve, përfitues të këtyre bursave, ndërsa afati i fundit për aplikim është 15 marsi 2026”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.
Ka shumë programe bursash që mund të mbështesin studentët e huaj për të studiuar në Tajvan.
Linku ku mund të gjeni informacione për bursat që ofrohen:


