Të gjithë burrave ukrainas të moshës nga 18 deri në 60 vjeç tani u ndalohet të largohen nga vendi, thotë shërbimi shtetëror i rojes kufitare të Ukrainës (DPSA).
Ai shton se masa ka për qëllim “garantimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe organizimin e mobilizimit në kohë”.
Ndalimi i përkohshëm do të qëndrojë në fuqi për kohëzgjatjen e gjendjes ushtarake të shpallur mëngjesin e së enjtes.
Ndërkohë që, banorë të panumërt të Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë.
Forcat ruse lëvizën me shpejtësi nëpër territorin ukrainas në disa fronte të ndryshme, me të shtëna me armë, shpërthime dhe luftime ajrore të raportuara në të gjithë vendin, duke përfshirë afër kryeqytetit të Kievit.
Zyrtarët ukrainas njoftuan se 57 nga qytetarët e tyre janë vrarë dhe 169 janë plagosur