Burg të përjetshëm Gjykata Penale e Shkupit sapo i ka shqiptuar edhe Sulejman Osmanit, i njohur si Komandant Sula, i akuzuar si “logjistika kryesore” e Grupit të Kumanovës që luftoi për 28 orë me forcat e sigurisë së Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Osmani, i cili ditën kritike kishte arritur të ikte nga policia, u ekstradua nga Kosova në Maqedoni, ndërsa i njëjti u gjykua ndaras me grupin prej 37 vetave, 33 nga të cilët dje u gjykuan me 746 vite burg për “terrorizëm” dhe “aktivitete terroriste”. Ndryshe, rasti i Kumanovës, konkretisht “Lagja e Trimave” kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, ndërsa gjatë luftimeve për rreth 28 orë, të vrarë kishin mbetur tetë pjesëtarë të policisë si dhe 10 shqiptarë, kryesisht nga Kosova. (koha.mk)
Data 24.08.2026
Aktuale
- Me motoçikletë doli nga rruga dhe në vend e humbi jetën
- Nis gjykimi ndaj Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve për “Lotarinë Shtetërore”
- Gjykata federale në SHBA rrëzon ndalimin për lëshimin e vizave të emigrantëve
- Studimi/ Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane
- Bujqit ankohen se nuk janë paguar subvencionet e grurit për 2025, Qeveria: Me rebalancin do shlyejmë këto detyrime
- Dhuna dhe narkotikët ‘lulëzojnë’ në Maqedoninë e Veriut, për një muaj janë regjistruar afër një mijë raste
- VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…
- Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll


