Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, kanë vizituar punimet që janë duke u realizuar në asfaltimin e rrugës lidhëse Bardash-Dobratin.
Bulliqi thotë se ky projekt me gjatësi 1,172.73m dhe gjerësi prej 5.5m do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet këtyre fshatrave dhe një lehtësi më e madhe për banorët dhe të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë.
Vlera e projektit është 226,389.02 euro, ku 70,839.02 i ka investuar Komuna, kurse pjesën tjetër MMPHI-ja.
“Ky është një tjetër projekt i realizuar falë bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka deklaruar ai