Memedali Jusufi
Mendimi endet në hapsirat e pafund të universit ndalet në çdo lindje dhe perëndim dielli, retë e bardha shpërndahen pak nga pak për ta bërë më të dukshme kthjelltësinë e qiellit, kaltërsia e shpërndan pak nga pak magjinë e saj kristalet e dritës janë pjesë e kësaj mrekullie të rrallë.
Ja ku shfaqet hëna me energjinë e saj të plotë dhe krejt hapsirën e mbush me ndriçimin e saj, eci nëpër megullën e kohës duke kërkuar një tjetër dimension ku e pamundura bëhet e mundur, krejt lulet dhe gjelbërimi të jetë i përhershëm dhe ndërrimi i stinëve të shfaqet si një ëndërr.
Udhë pas udhe për të arritur tek burimi i dëshirave dhe pasioneve aty ditënetët janë të shkëlqyeshme, asgjë nuk e ndal diellin të lëshojë ngrohtësinë e tij duke i falur krejt botës jetë dhe dashuri, hëna dhe yjet e shpërndajnë errësirën pak nga pak për të sjellë më pranë mrekullinë e agimit të ri.
Petale lulesh shpërndarë gjithandej aromat e tyre çlirojnë çdo bllokadë në trup, në mendje dhe në shpirtin e lirë, rrezet e drtës i kam busull drejtimi i ndjek me shpresën që më fle në zemër duke i kërkuar ëndrrat të vijnë, i marr pranë vetes me dhembsuri të gjitha kujtimet duke u dhënë lamtumirën dhe duke i përshëndetur me mall.