Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në rrjetin social facebook ka shpërndarë një video mesazh, në të cilin thotë, se Maqedonia e Veriut është shtëpia jonë e përbashkët, po ashtu edhe Çairi, ku në çdo lagje, jetojnë bashkë- shqiptarë, maqedonas, romë e të tjerë.
Osmani, thotë se si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të jetë shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike.
“Maqedonia e Veriut është shtëpia jonë e përbashkët. E në Çair, në çdo rrugë, në çdo lagje, jetojmë bashkë – shqiptarë, maqedonas, romë dhe të tjerë. Bashkë ndajmë të njëjtat gëzime, por edhe të njëjtat sfida, të njëjtat ëndrra për një jetë më të mirë.
Marrëveshja Paqësore e Ohrit na e hapi rrugën e barazisë dhe respektit. Ajo është themeli i qëndrueshmërisë, garancia që të ardhmen do ta ndërtojmë së bashku, pa dallime e përçarje.
Si kryetar i ardhshëm i komunës, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike. Do të kujdesem njësoj për çdo qytetar, do të investoj njësoj në çdo lagje, pa dallim përkatësie etnike apo fetare. Besoj se vetëm përmes besimit dhe respektit të ndërsjellë mund ta ngremë Çairin nga hiri.
Gjithmonë kam qenë dhe do të mbetem në anën e paqes, drejtësisë dhe bashkëjetesës. Do të jem urë mes komuniteteve, zë i arsyes dhe faktor bashkimi në kohën kur na nevojitet më shumë uniteti.
Forca jonë është te fakti që jemi bashkë. Dhe kështu do të vazhdojmë – të fortë, të bashkuar dhe të vendosur ta ndërtojmë Çairin si shtëpi për të gjithë. # VizioniriperÇairin”, ka deklaruar Osmani.
Data 04.07.2026
Aktuale
- Reagimi i BFI-së për një reklamë të rreme ngre pyetje për heshtjen ndaj çështjeve më të mëdha
- Ngërçi politik vazhdon – më afër marrëveshja apo rikthimi në zgjedhje?
- “Nesër më shumë”- Organizatori apel shqiptarëve: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare! Nga Konispoli në Vermosh, e gjithë diaspora të vijë në Tiranë
- FOTOLAJM/ “Monopolin e babëzisë ta shohim ne” – Pankartat ‘pikante’ nga protesta e 34-t, qytetarët- Ramës: Arritjet nuk ta heqin përgjegjësinë! Kur del skandali, arsyetohet!
- Dhuna mes të rinjve në Maqedoni gjithnjë e në rritje, psikologët kërkojnë më shumë përgjegjësi nga prindërit
- MPB: 23 persona arrestohen për posedim të drogës në disa qytete të vendit
- Rikonstruimi i Qeverisë, Kuvendi më 13 korrik vendos për ministrat e rinj
- VIDEO/ “Ne jemi populli më pro-amerikan dhe pro-BE”- Emigranti: Këlyshët e bolshevizmit vodhën e grabitën Shqipërinë, ose ne ose ata! Lironi çunat e arrestuar


