Bujar Osmani, nënkryetar i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministër i Jashtëm, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në qeveri.
“Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”, ka shkruar Osmani.
Ai thekson se, në një kohë kur përfaqësues të American-Albanian Relations Council (AARC) po angazhohen në Departamenti i Shtetit Amerikan për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfaqësuesit e koalicionit VLEN janë të përfshirë në përplasje të brendshme.
“Shtetas si Martin Vulaj, Ilir Rusi dhe Burim Rexhaj nga AARC shkojnë në Departamentin e Shtetit Amerikan për të folur për kërkesat e studentëve shqiptarë të Juridikut dhe për shkeljen e Kushtetutës e të Ligjit për Gjuhën, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri janë zhytur në baltë, duke u zënë mes vete se kush do të bëhet kryetar e kush sekretar”, thuhet në reagimin e Osmanit.
Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin e AARC-së, duke shkruar: “Faleminderit AARC!”.


