Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka qëndruar në KV “Faik Konica”, ku në bashkëbisedim me qytetarët u fol për situatën politike në të cilën është vendi ynë. Gjatë bashkëbisedimit Osmani ka thënë se “shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë të jenë më qiraxhinj në shtëpinë e tyre”.
Postimi i plotë i Osmanit:
#Bashkë në KV “Faik Konica”. Asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit, por po barazisë dhe drejtësisë.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë të jenë më qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Asgjë më pak se barazi e plotë, me dinjitet dhe me të drejta të plota.
#besëlidhja #AKI