Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi për statusin e gjuhës shqipe.
“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.
Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.
Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, ka shkruar Osmani.
Data 31.07.2026
Aktuale
- Balluku është thirrur në SPAK, të rinjtë protestë para Prokurorisë së Posaçme: Bela vasalja e ‘Mretit’, Bela-ja e pushtetit (FOTO)
- Sulm fizik për vend parkimi në Tetovë
- Promovohen kadetët e gjeneratës së 26-të në Akademinë Ushtarake dhe policët e rinj në Akademinë Policore
- 124.250 euro u gjetën te një shtetas grek në Tabanovcë
- Ushtria iraniane merr përsipër sulmin me dronë në bazën ajrore amerikane në Kuvajt
- Të diplomuarit shqiptarë, më të goditurit nga sistemi i vjetruar i rangimit në administratë
- Sistemi “Qyteti i Sigurt” nga sot në funksion në Debërcë, së shpejti edhe në Ohër
- VMRO-DPMNE: Filipçe heshti për 400 analiza të ujit të ndotur



