Kandidati i AKI për komunën e Çairit, sonte së bashku me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Zejd Rexhepi dhe bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, kanë qëndruar në lagjen e Seravës, lagjen e fëmijërisë së Osmanit, i cili këtë takim e ka përshkruar me fjalët:”Kur të njohin që nga fëmijëria dhe prapë të japin besimin, kjo ka peshë të veçantë”.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Faleminderit nga zemra fqinjëve dhe miqve të mi të fëmijërisë që sonte më mbushët me mbështetje dhe dashuri. 🙏
Kur të njohin që nga fëmijëria dhe prapë të japin besimin, kjo ka peshë të veçantë.
Energjia që po krijohet është shumë më e madhe se një fushatë zgjedhore është lëvizje, është rezistencë për një Çair më të mirë.
Dhe pikërisht për shkak të kësaj mbështetjeje të madhe, kemi hapur edhe shtabe në nivel të vendvotimeve te Këshilli vendor 6 Nëntori.
Çdo ditë po bëhemi më shumë. Çdo ditë po dëshmojmë se kur njerëzit bashkohen, ndryshimi nuk është vetëm i mundur por i pashmangshëm. 💚