Gazetarja Teuta Buçi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar qëndrimet e partive politike në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se VMRO-DPMNE nuk pritet të japë mbështetje për kandidatin e BDI-së në Tetovë.
“Në rast se VMRO-DPMNE-ja vendos që të mos e mbështesë Bilall Kasamin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, do të bie në kontradiktë me qëndrimet e veta, sepse atëherë i bie që të mbështesë një kandidat të BDI-së. Nuk mendoj se VMRO do t’i japë vota kandidatit të BDI-së në raundin e dytë,” deklaroi Buçi. /SHENJA/


