Organizata me renome ndërkombëtare “Top Employer Institute”, për të nëntin vit radhazi, ka shpallur British American Tobacco (BAT) si një nga 17 punëdhënësit më të mirë në botë.
Certifikimi global “Top Employer” i jep njohje atyre punëdhënësve që ofrojnë praktikat më të mira të punësimit, duke i mundësuar të punësuarit të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht, ndërkohë që arrijnë edhe rezultate biznesore.
Kora Kope-Shtarenberg, Drejtore Kryesore e Burimeve Njerëzore në BAT, pas marrjes së këtsaj njohje, theksoi:
“Njohja si ‘Top Employer’ global për të nëntin vit radhazi – dhe marrja e certifikimit në një rekord prej 44 tregjeve të certifikuara – është një moment krenarie për BAT. Kjo arritje pasqyron përkushtimin tonë të patundur për të krijuar një mjedisë përfshirës, frymëzues dhe shumë efikas, ku njerëzit tanë mund të përparojnë dhe të rriten. Suksesi ynë nxitet nga të punësuarit tanë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e tyre dhe në kulturën tonë, ndërkohë që e transformojmë biznesin tonë dhe ofrojmë ‘Një të Nesërme Më të Mirë™’ (‘A Better Tomorrow™’).”
Me aktivitet në 125 vende/rajone, “Top Employer Institute” është një autoritet global për certifikimin, analizat krahasuese dhe konsultimin në fushën e burimeve njerëzore. Programi i tyre i certifikimit vlerëson organizatat bazuar në rezultatet e Ankestës mbi Praktikat Më të Mira të Burimeve Njerëzore, e cila mbulon gjashtë fusha me 20 tema, duke përfshirë Strategjinë për të Punësuarit, Mjedisin e Punës, Tërheqjen e Talenteve, Të Mësuarit, Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, dhe Mirëqenien.
Drejtori Ekzekutiv i “Top Employer Institute”, Adrian Seligman, komentoi për çmimet e këtij viti:
“Arritja e statusit global ‘Top Employer’ në vitin 2026 është një sukses i jashtëzakonshëm që pasqyron shkëlqimin në vendet individuale dhe, çka është kyç, praktikat e qëndrueshme ndaj të punësuarve nëpër rajone dhe në të gjithë botën. BAT ka demonstruar një aftësi të rrallë për të njëkohësuar strategjinë e saj për njerëzit në nivel global, ndërkohë që siguron përvoja të rëndësishme dhe relevante lokale për të punësuarit në çdo treg të certifikuar – një shenjë e organizatave që arrijnë performanca të forta biznesore, lëvizshmëri të talenteve dhe qëndrueshmëri të fuqisë punëtore. Kjo arritje e vendos BAT mes një grupi të zgjedhur punëdhënësish që përfaqësojnë një standard për strategjinë e punësimit në nivel ndërkombëtar. Jemi tepër krenarë që vazhdojmë partneritetin tonë me ta, ndërsa ata frymëzojnë shkëlqim nëpër komunitetin global të burimeve njerëzore.”
BAT është një nga vetëm 17 kompanitë që morën certifikatën globale të punëdhënësit më të mirë. Degët e BAT janë njohur gjithashtu si punëdhënës kryesorë në një rekord prej 44 vende nëpër Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë. “Top Employer Institute” i jep këto njohje duke analizuar praktikat e kompanive në fushat e burimeve njerëzore në gjashtë kategori: Menaxhimi Strategjik, Shaping Transformation, Tërheqja e të Punësuarve, Zhvillimi i Punëtorisë, Angazhimi i të Punësuarve dhe Bashkimi i të Punësuarve përmes Kulturës.


