16 Janar 2019 / 22:40
Parlamenti britanikë mbrëm hodhi poshtë marrëveshjen e Brexit të negociuar nga kryeministrja Theresa May, kurse sonte kryeministra britanike fitoi betejën e mocionit të mosbesimit. Në emisionin Magazina Ekonomike në televizionin Alsat profesori universitar dhe ish-ambasadori, Nano Ruzhin theksoi se Maqedonia duhet të përcjell me kujdes zhvillimin e çështjes Brexit dhe se duhet me kohë të rregulloj marrëdhëniet tregtare me Britaninë.
“Të mos harrojmë se Britania është një nga 180 shtetet në KB, dhe ajo do ta ketë problemin e njëjtë me të gjitha shtetet, pasi BE-ja ka Marrëveshje tregtare me Amerikën, Amerikën e Jugut, me shtetet Afrikane, me Kinën etj; e gjithë ekonomia britanike, është diku 2.5-3% e ekonomisë botërore, nuk është pak. Të gjithë do të kenë nevojë ti rregullojnë shpejtë raportet shkaku i raporteve të veta tregtare, që janë shumë të larta dhe të mëdha, do të shkaktohet një rrëmujë para Dauning strit, dhe parlamentit, që sa më shpejtë dhe kush do ta bëjë atë më shpejtë. Personalisht nuk besoj se Britania në prioritetet 1,2,3 në Marrëveshjet me botën tjetër, që i ka mbuluar tani përmes BE-së, do ta vë Maqedoninë. Së pari do të jenë këta të mëdhenjtë, Amerika, Kina, vetë BE-ja etj; BE-ja pa Britaninë. Që do të thotë prioritet i yni është që të tentojmë sa më shpejtë ai vakum i raporteve tregtare, nëse mbeten të pambuluara, ti mbulojmë nëse vjen deri te ajo situatë, sepse importi dhe eksporti sigurisht se nuk do të ndërpriten, ne me Britaninë do të kemi raporte, por me rëndësi është a do të kemi tregti të lirë, apo sipas ligjeve të tyre, që së shpejti për vendet e treta…kjo është një çështje e madhe”, tha Nano Ruzhin.
ALSAT
Loading…