Branko Manojlovski ose ndryshe xha Branko – shqiptari ortodoks, që njihet për aktivitet e tij në misionin e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Ka pranuar që të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sepse ka ide, është vetvetja, e do drejtësinë. Manojlovski zgjodhi të jetë në rradhët e partisë të BDI-së, e para sepse e kanë kërkuar vetë njerëzit e partisë, por edhe sepse pëlqen ideologjinë e kreut të kësaj partie. Ai ka mbrojtur të drejtat e LGBT-së, ku thotë që mban qëndrimin e vet edhpse nuk është pritur mirë nga partia e tij. Por, shton se mentaliteti i banorëve të Maqedonisë nuk e pranon këtë ligj, por Amerika dhe Evropa tashmë e ka një ligj të tillë, ku respektohet ky komunitet. z. Branko thotë se Maqedonia duhet të ec përpara, të zhvillojë ekonominë dhe infrastruturën. Ku, ai vetë udhëton çdo ditë nga Kiçinica e Mavrovës për në Shkup, ku edhe e ka kullën e tij, që e ka bërë me aq mundime. Më shumë se pesë dekada ai ka jetuar në Amerikë është kthyer me një mision që të tregojë se shqiptarët janë në vendin e tyre dhe janë gjallë, ku flasin shqip dhe janë në harmoni me shqiptarët e feve të tjera. Për shpërnguljen e të rinjve për në Amerkë e gjetiu, problemi i vetëm thotë është gjendja e dobët ekonomike, ku Amerika u mëndëson një jetë më të mirë e më të sigurtë. Dhe duke patur parasysh se atje kanë ekzistencë më të mirë është e vështirë të kthehen në një vend të pazhvilluar. Për politikanët në vend thotë se brenda tyre ekziston një urretje, të cilën duhet ta zhbëjnë. Maqedonia sipas tij duhet të shërohet nga kompleksi që quajnë njëri – tjetrin armiq. Si shqiptar ortodoks thotë që s’duhet të mohoet origjina e shqiptarit.
Delvina Kërluku
Almakos.com