– Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot e shqyrtoi dhe miratoi Raportin më të ri tremujor, me ç’rast sërish ishte theksuar se pas ngadalësimit të
politikës monetare nga fundi i tremujorit të parë, shkalla bazë e interesit mbeti e pandryshuar në nivel prej 3,00 për qind.
Në tregun devizor, edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, lëvizjet ishin të volitshme, me ç’rast BPRM edhe më tutje intervenon me neto-blerje të devizave nga bankat përkrahëse. Rezervat devizore edhe në tremujorin e dytë realizuan rritje dhe sipas të gjithë treguesve për përkatësi, ato edhe më tutje mbahen në zonë të sigurt. Zhvendosje të volitshme janë vërejtur edhe te baza depozituese të bankave, e cila edhe në këtë periudhë rritet me shpejtësi, kumtoi BPRM.
Në lidhje me burimet e rreziqeve, ndryshime më të mëdha në krahasim me vështrimet e muajit prill nuk janë konstatuar. Megjithatë, rreziqet e rrumbullakësimit të jashtëm, gjatë tremujorit, ishin vlerësuar si pak më të volitshme, ndërsa kryesisht për shkak të pasigurisë rreth efekteve ndaj rritjes ekonomike globale nga proteksionizmi gjithnjë e më i madh tregtar dhe rritja e përforcuar e çmimeve të naftës në bursat botërore. Rreziqet e lidhura me rrumbullakësimin vendor ishin vlerësuar si më pak
të shprehura në lidhje me periudhën paraprake.
Në seancë u konkludua se krahasimi i treguesve të fundit makroekonomik nga ekonomia vendore me dinamikën e tyre të projektuar në suaza të ciklit të muajit prill projeksionet treguan përjashtime të caktuara. Kjo, para se gjithash ka të bëjë me aktivitetin ekonomik, duke marrë parasysh të dhënat parësore të BPV-së në kuartalin e parë të vitit 2018. Por, njëkohësisht u potencua edhe se mjetet e disponueshme për kuartalin e dytë nuk janë të shumta dhe njëherit janë divergjente”, kryesisht udhëzojnë në gjendje pak më të volitshme në ekonomi në krahasim me kuartalin e parë.
Në periudhën maj-qershor të këtij viti, shkalla e inflacionit ishte 1,5 për qind në mesatare, në bazë vjetore, në pjesën më të madhe si rezultat i rritjes së inflacionit bazik, por kontribut pozitiv kishin edhe komponenta energjetike dhe ushqimore. Në raport është vërejtur se inflacioni në tremujorin e dytë të vitit është nën pritjet për kuartalin në suaza të projeksionit të muajit prill, që së bashku me revizionin e lartë të pritjeve për çmimet importuese shkon në rreziqe të balancuara për inflacionin e
projektuar për vitin 2018.
Të dhënat e sektorit të jashtëm të prezantuara në raportin tremujor, shikuar përmes pozitës së bilancit të pagesave, udhëzojnë në mungesë të pabarazisë edhe në pozitë të jashtme relativisht të volitshme të ekonomisë. Në tremujorin e parë, deficiti në llogarinë vijuese qëndroi në nivel relativisht të ulët dhe ishte rreth 1,5 për qind të BPV-së. Nga ana tjetër, neto-rrjedhat në suaza të llogarisë financiare arritën rreth 4 për qind të BPV-së, që paraqet realizim më të volitshëm në lidhje me pritjet e
muajit prill. Këto ndërrime në bilancin e pagesave sjellin deri te rritja e rezervave devizore në tremujorin e parë, e cila vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të vitit, gjatë lëvizjeve të volitshme të tregut devizor dhe neto-blerjes së devizave nga ana e BPRM-së.
Gjatë shqyrtimit të raportit, ndaras u theksua se gjatë kuartalit të dytë të këtij viti, aktiviteti kreditues i sektorit bankar realizoi rritje, me ç’rast kontribut më të madh drejt rritjes së aktivitetit të tregut kreditues kishte sektori “amvisëri”. Megjithatë, njëkohësisht, edhe kreditimi i sektorit korporativ gjithashtu ishte solid dhe kishte kontribut të lartë drejt ndryshimit kuartal të aktivitetit të tregut kreditues. Në bazë vjetore, rritja kredituese në fund të kuartalit të dytë të vitit arriti 6,3 për qind. Në lidhje me burimet e financimit, është shënuar rritje e përshpejtuar edhe në bazë depozituese. Rritja vjetore e depozitave të tërësishme në fund të qershorit arriti 10,5 për qind, që gjithashtu është mbi projeksionin e fundit prej 7,4 për qind. Përshpejtimi i rritjes së depozitave në tremujorin e dytë del
nga depozitat e ndërmarrjeve, me kontribut të mëtutjeshëm pozitiv të depozitave të amvisërive. Pritet trendet pozitive te baza depozite e bankave të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke siguruar burime stabile për financim të rritjes kredituese, e cila sipas projeksionit të muajit prill, në dy vitet e ardhshme mund të lëvizë mes 6,5 për qind dhe 7,7 për qind. Në seancë u konkludua se edhe krahas asaj që treguesit e fundit makroekonomik dhe vlerësimet në segmente të caktuara referojnë në lëshime të sigurta në lidhje me dinamikën e projektuar, ato tani për tani nuk shkaktojnë ndryshime të mëdha në vëzhgimet e ambientit në të cilin zbatohet politika
monetare. Pritet ekonomia vendore edhe më tutje të përkrahet nga aktiviteti kreditues i bankave, në mungesë të presioneve të inflacionit dhe mbajtjes së pozitës së volitshme të jashtme, e cila do të mundësojë mbajtje të rezervave devizore në zonën e sigurt. Njëkohësisht ishte theksuar edhe se BPRM edhe më tutje me vëmendje do t’i ndjek gjendjet dhe ngjarjet në ekonominë vendore dhe veçanërisht në rrethimin e jashtëm, si burim i rreziqeve potenciale, për shkak të përshtatjes adekuate dhe në kohë të politikës monetare për realizim të suksesshëm të qëllimeve monetare”, kumtoi BPRM.