Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e filloi serinë nacionale të punëtorive kushtuar mbështetjes së komunave në përgatitjen dhe realizimin e sa më shumë projekteve për efikasitet energjetik. Këto tranime, siç kumtojnë nga Ministria, do të mbahen në disa qytete të vendit me qëllim që të përforcohen kapacitetet lokale dhe të avancohet zbatimi i standardeve evropiane në planifikimin energjetik.
Në kuadër të kësaj nisme sot në Shkup u mbajt punëtori për ndërtim të kapaciteteve të administratës komunale për prëgatitje të programeve për efikasitet energjetik. Ngjarja realizohet në përputhje të projektit Mbështetje për reformat energjetike në RMV, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. projekti ka për qëllim vendosjen e nivelit të lartë të politikës efikase energjetike, avancimin e kornizës juridike dhe mbështetjes së institucioneve në zbatimin konsekuent dhe monitorim të proceseve lidhur me efikasitetin energjetik.
Punëtorinë e hapi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e cila theksoi se komunat duhet të angazhihen dhe të realizojnë masa që sjellin kursime reale dhe modernizim më të shpejtë të infrastrukturës publike.
“Vetëqeverisjet lokale duhet të bëhen motor i transformimit energjetik. Detyrë e jona është t’u japim vegla, udhëzime dhe mbështetje në mënyrë që të mund të realizojnë më shumë projekte, më shpejtë dhe në mënyrë mëe fikase. Është koha që çdo komunë t’i shfrytëzojë mundësitë që i ofrojnë rregullat evropiane dhe modelet bashkëkohore të financimit, porositi ministrja Bozhinovska.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të komunave të Rajonit të Shkupit dhe nga Qyteti i Shkupit. Përmes prezantimeve, diskutimeve dhe trajnimeve praktike, pjesëmarrësit morën udhëzime të hollësishme për përgatitje të programit për efikasitet energjetik, plan vjetor për zbatim, si dhe informata për mekanizma për financim dhe qasje drejt të dhënave të domosdoshme për planifikim energjetik. Fokus i veçantë ishin sesionet praktike për punë me baza të të dhënave, identifikim të masave për efikasitet energjetik dhe shfrytëzim të formularëve të standardizuar dhe tabelave të zhvilluara në kuadër të projektit.


