Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret që të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare sa i përket ekstradimit nga Greqia, të dy ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim , Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, shkruan Almakos.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Mile Boshnjakovski, nga institucionet në vend do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të ndriçuar plotësisht këtë rast.
“Fillimisht do të ju udhëzoja për te Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për realizimin e procedurës. Pritshmëritë tona janë që të gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare në këto situata do të jenë të realizohen edhe në këtë procedurë dhe në afatin e parashikuar”, tha Boshnjakovski.
Boshnjakovski, tha se nuk proces e sipër është procedura gjyqësore andaj dëshiron t’i komentojë deklaratat që dy të akuzuarit kanë dhënë pas arrestimit në Aeroportin e Selanikut, se nuk dëshirojnë të kthehen në Maqedoni, sepse janë të frikësuar për jetën e tyre.
Goran Grujovski, për t’u arratisur ka përdorur një tjetër identitet atë të kolegut të tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit. Destinacioni në të cilin dy të arratisurit kishin për synim të shkonin ishte Budapesti i Hungarisë.
Grujoski është i akuzuar për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare, “shoqërim kriminel”, dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Ministria e Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë duhet që të kompletojë të gjitha materialet e nevojshme nga dy rastet e PPS “ Target” dhe “ Fortesa” dhe të njëjtat t’i dërgojë në Ministrinë e drejtësisë në Republikën e Greqisë.
Gjithashtu në takimin e sotëm me gazetarët, Boshnjakovski, u përgjigj edhe në pyetje tjera, konkretisht rreth parave të ndara për familjen e Trarçullovskit dhe nëse është e vërtetë se Aleanca Për Shqiptarët do të dalë nga qeveria pas koalicionimit me Lëvizjen BESA.
Sa i përket ndihmës financiare për familjen e Tarçullovskit, tha se kontrata është autentike dhe se institucionet kompetente janë duke punuar në mbledhjen e të gjitha provave.
“Atë që dimë është se kjo marrëveshje që doli në opinion është autentike, megjithatë se ka edhe të tjera. Presim t’i gjejmë të gjitha, sepse janë me datë të vjetër. Në momentin e njëjtë kur do t’i kemi ato do të jenë lëndë e analizës përkatëse, ta shohim çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pas gjetjes së të gjithave dhe përpilimit të analizës do të informoheni tërësisht”. theksoi Boshnjakovski.
Ndërsa për qëndrimin ose jo në Qeveri të Aleancë për Shqiptarët, Boshnjakovski, tha se një temë e tillë nuk është diskutuar dhe se kjo është çështje për të cilën mund të përgjigjen vet partitë politike.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com