Qeveria pret se do të respektohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare në raste të tilla dhe e gjithë procedura do të përfundojë në kuadër të afateve reale për procedura të tilla, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Mile Boshjakovski, lidhur me ekstradimin e ish-shefave në DSK, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nga Greqia.
“Dëshiroj t’ju udhëzoj në Ministrinë e Drejtësisë e cila është kompetente për ekstradimin dhe është duke e udhëhequr procedurën”, deklaroi Boshnjakovski.
I pyetur se si do t’i komentojë deklaratat e të dyve për mediat greke se frikësohen të kthehen në Maqedoni për shkak të presioneve, Boshnjakovski tha se nuk mund të komentojnë deklarata për shkak se në vijim është procedura gjyqësore dhe t’i lënë ato të vijojnë.
Grujevski dhe Boshkovski parmbrëmë u arrestuan në aeroportin e Selanikut rrugës për në Hungari, me pasaporta dhe identitete të rreme. Të dy dje kanë dalë para prokurorit dhe pritet për ekstradimin e tyre të deklarohet edhe Gjykata e Apelit në Selanik.