Pas një procedure të zhvilluar hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë ndaj dy vëllezërve, të cilët si bashkëveprues akuzohen se kanë kryer dy vepra penale, vrasje dhe vrasje në tentativë. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar që ndaj dy vëllezërve të vazhdohet masa e paraburgimit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë siguruar prova që konfirmojnë se më datë 01.11.2024 në Haraçinë, dy vëllezërit, të moshës 23 dhe 31 vjeç, me paramendim privuan nga jeta një person dhe tentuan të vrasin edhe një tjetër.
“Me dy të dëmtuarit – babë e bir – të akuzuarit ishin dakorduar të takoheshin për të biseduar rreth një borxhi që pretendohet të jetë 7.000 euro. Ata arritën me veturë në vendin e caktuar, por pas një bisede të shkurtër, njëri nga të akuzuarit nxori një armë zjarri – pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt viktimave. Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, babai ndërroi jetë, ndërsa djali mbeti me lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Data 04.07.2026
Aktuale
- Komuna e Çairit reagon ndaj opozitës: Qytetarët meritojnë fakte, jo pretendime të pabazuara
- Alarm në Tetovë, Ndihma e Shpejtë përballet me fluks të madh pacientësh
- Gazetari maqedonas: Kosova po ecë me hapa të mëdha duke tejkaluar Maqedoninë (VIDEO)
- Angellov: Me ribalancin e buxhetit pres që t’i blejmë tre “Air Traktorë” dhe të punësohen dy pilotë të rinj
- Sulm fizik dhe seksual në Gostivar: 60-vjeçarja denoncon në polici një person të njohur
- 16-vjeçari nga Tetova kërcënon prindërit dhe motrën me thikë, arrestohet nga policia
- Një femër në Tetovë ka shantazhuar një 27 vjeçar me fotografi komprometuese, ja detajet
- VMRO-DPMNE: Komisioni Evropian vlerëson progresin e Maqedonisë në reformat

