Kryetari i Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, ka kërkuar nga Këshillit i Komunës dorëheqje të parevokueshme për arsye morale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov i kërkoi Stojçev të japë dorëheqjen dhe njoftoi se ishte iniciuar një procedurë për përjashtimin e tij nga partia.
“I bëjmë thirrje Boro Stojçevit që të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Komunës së Novo Sellës. Për ne, ligjet janë ligje dhe duhen të respektohen nga anëtarët dhe funksionarët e cila do qoftë parti politike”, deklaroi Kostadinov.