Alsat-M 2019-06-05T13:54:21+02:00
Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva sot deklaroi se ka dhënë urdhër për t’u hetuar “bombat” që u publikuan ditëve të fundit në Facebook profilin “El Cheka”, duke shtuar se nuk ka informata të sakta se nga janë siguruar ato bomba.
Janeva kërkon të hetohet kohëzgjatja dhe se ka nevojë për përkthim përshkak se shumica e përgjimeve janë në gjuhën shqipe.
“Dhashë urdhër të hetohen “bombat” dhe përmes hard diskut të vërtetohet kohëzgjatja, dhe më pas të identifikohen ato bisedime”, tha Janeva para sesionit të pestë të grupit të punës 3, nga Gjyqësia dhe të drejtat themelore nga Konventa nacionale e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Klubin e deputetëve.
Në pyetjen nëse po bëhet fjalë për të njëjtat “bomba” që i posedon edhe PSP, Janeva tha se pjesë e tyre i posedon edhe PSP, por se nuk mund të garantojë nëse bombat burojnë nga PSP. Për këtë shkak po bëhen hetime, tha Janeva.
Loading…



