Alsat 2019-10-13T15:46:16+02:00
“Bombarduesi” El Çeka ka publikuar edhe një bisedë të përgjuar. Biseda zhvillohet mes Radmilla Sheqerinskës dhe Fatmir Besimit. Besohet që regjistrimi është nga viti 2013 dhe ka të bëjë me zgjedhjet lokale. Në të dëgjohet se si Sheqerinska përmes zv/ kryeministrit të atëhershëm, Fatmir Besimi kërkon anëtari i BDI-së në Komisioni shtetëror zgjedhor, Subhi Jakupi të votojë në mënyrë parimore që procesi zgjedhor të mos marr “karton të kuq”. Ajo më tej i thotë Besimit që, nëse anulohen fitoret e LSDM-së në Kumanovë dhe Qendër, do të hyhet në krizë serioze politike.
Raporti do të dështojë, nëse shihet se përsëri do të ketë rivotim dhe se opozita askund s’mund të fitojë me të parën. Do të jetë shumë e rëndësishme KSHZ si do të vendos, dhe mendoj që vendimtare do të jetë vota e juaj atje, vota e Subhiut. Ai në parim…nga ajo që e shoh si ka punuar në KSHZ, me të vërtetë ka votuar në mënyrë parimore dhe kjo nevojitet. Do të thotë, jo të bëhet shërbim, por të votohet në mënyrë parimore, që sado- kudo procesi zgjedhor të mos marrë karton të kuq – tha Radmilla Sheqerinska, LSDM.
Sheqerinska sot e konfirmoi autenticitetin e incizimit, por thotë se vetëm ka kërkuar që në KSHZ të votohet në mënyrë parimore.
U dalldisën. Edhe vetë treguan se sa nuk jemi të njëjtë. ‘Bomba’ vetëm se e konfirmoi dallimin e madh midis nesh dhe tyre, ne kërkojmë që të votohet në mënyrë parimore; ata vjedhin, ne kërkojmë që të mos vidhen fitoret -u shpreh Radmila Sheqerinska, LSDM.
Nga VMRO-DPMNE pyesin pse nëse ka regjistrime, PSP-ja nuk ka hapur rast kundër pushtetit aktual.
Tani do të kthehem tek ato bomba që u përpunuan përmes PSP-së dhe ishte një çështje shumë e madhe e hapur – pse nuk ka asnjë rast të hapur kundër LSDM-së ose BDI-së? Është e qartë se ka pasur regjistrime të tilla që tregojnë indikacione për veprime të caktuara kriminale, të paligjshme, e megjithatë duhej të prisnim të publikoheshin në internet nga disa vende të tjera, kjo tregon vetëm oktapodin, atë lidhje mes prokurorisë publike, PSP-së, pushtetit ekzekutiv, disa pjesë nga pushteti ligjvënës – theksoi Naum Stoilkovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe, kjo është vetëm një nga seria e bisedave audio të 28-vjeçarit nga Kërçova, Sheqerim Ahmeti me pseudonimin El Cheka, i cili jeton në Çikago. Kohë më parë, kryeministri Zoran Zaev i tha atij se me publikimin e regjistrimeve ai nuk mban llogari për privatësinë dhe e kërcënoi se herdo kurdo do të përgjigjet.
Alsat
Loading…




