Sot në takimin e thirur në Degën BDI-Saraj në objektin e Komunës të Sarajit u vërejt mungesa e shumicës së strukturave që veprojnë në këtë Degë.
Në këtë mbledhje siç miret vesht nga strukturat që veprojnë në Saraj vërehet mungesa e deputetit të zonës Arben Ziberi, zv.ministrit Bekim Rexhepi, nënkryetarit të degës Sadush Arifi, kryetari këshillit komunal Muhamed Ramadani, drejtori i entit për punësim Bekim Murati, si dhe shumica antarë të Degës, kryetar këshillash vendor dhe aktivist dalluar të kësaj ane, informon IndeksOnline.
Siç mësohet nga burime të afërta mungesa e këtyre ka të bëjë me mënyren e veprimit të Degës ku theksojnë se Dega duhet të vihet në funksion dhe të nisë aktivitet e saj por jo në mënyrë arbitrare dhe thirjen mu kësaj mbledhje para mbajtjes së Këshillit përgjithshëm duke mos i ditur vendimet që u morren dje, dhe mos caktuar edhe rend të ditës.
Nga burime mbrenda degës theksojnë se deri dje personat që thiren për mbajtjen e kësaj mbledhje janë mu ato persona që nënshkruan deklaratën kundër partisë, dhe pa asnjë konsultim brenda Degës dhe po të njejtit njëllosen figuren e kryetarit Ahmeti.
Dega BDI Saraj njifet si dega ma e fortë në kuadër të Bashkimit Demokratik Për Integrim dhe si duket ende vazhdojnë përplasjet në mes të ashtuquajturit Grupi i zjarrit dhe pjesës tjetër që u rreshtuan dhe përkrahën kryetarin Ali Ahmetin