Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Zaevit, Dragi Rashkovski, është kapur 20.000 euro, të cilat nuk kishte dokumente për mjetet e deklaruara në kufirin e Bogorodicës.
Ai deri tani është ndaluar në kufirin e Bogorodicës, ndërsa mjetet janë konfiskuar.
Nga Drejtoria e Doganave sqaruan se incidenti ka ndodhur në pikën kufitare Novo Sello drejt Bullgarisë. Ai ka dashur t’i kalojë këto para përmes Kullës në anën greke. Në përpjekjen për t’i nxjerrë paratë në mënyrë të paligjshme, ai është ndaluar në pikën kufitare Novo Sello dhe paratë e tepërta i janë konfiskuar.
Nga Doganat theksojnë se aktualisht po zhvillohet e ashtuquajtura procedurë valutore për rastin, ndërsa eurot janë gjetur në automjet, pranë levës së ndërrimit të shpejtësive.
Kujtojmë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, së bashku me gjashtë të akuzuar të tjerë, morën dënime me burg nga tri deri në tetë vjet për abuzime në rastin “Softuerët”.