Kryetari i Komisionit për çështje mandatore dhe deputeti Pavle Bogoevski sot përmes rrjetit social në Facebook e akuzoi kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi se e ka keqpërdorur Parlamentin për ta mbrojtur organizatorin e 27 prillit, transmeton Almakos.
“Vota jonë për Talat Xhaferin me 27 prill rezultoi me tentimin për vrasjen tonë dhe aktin terrorist ndaj shtëpisë ligjdhënëse. Ai nuk kishte as ther. Dje, ai e keqpërdori Parlamentin e njëjtë dhe e mbrojti organizatorin nga paraburgimi duke na bërë të gjithë neve budallenj. Sot në medie lexova informacionin se seancat parlamentare janë anuluar për shkak të asaj se një pjesë e deputetëve janë në udhëtim zyrtar. Kjo është edhe një gënjeshtër e cila sipas gjitha gjasave ka dal nga kabineti i tij”, shkroi Bogoevski, pasi që dje, pak para mesnatës, kur duhej që të votohej që t`i merret imuniteti i Trajko Velanoskit, me kërkesë të Gjykatës, Xhaferi papritmas e anuloi seancën pa arsyetim dhe paralajmëroi se kjo seancë do të caktohet përsëri./Almakos/