Në borxhin e Komunës Karposh futen edhe kamata si dhe shpenzime gjyqësore, avokatie, përmbaruesish, sqaroi kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev, transmeton Almakos.
“Paraprakisht, Komuna më shumë ka dashur t`i paguaj klubet e basketbollit dhe shahut sesa t`i fshij borxhet. Nëse keni asfaltuar rrugë, e keni kryer punën, rruga është realizuar, tani Komuna nuk ju paguan juve me kohë obligimin, ndërsa i paguan disa subjekteve tjera. Atëherë na padisin dhe nisin edhe shpenzimet për avokat, kamata dhe borxhi i Komunës ndaj subjektit rritet nga 20 deri në 25 %, kështu janë krijuar borxhe deri në 200 milion denar vetëm për kamata. Megjithatë, garantoj se nuk do të pengohet puna e Komunës dhe nevojat e qytetarëve”, deklaroi Bogoev.
Në lidhje me sulmet personale ndaj tij, ai tha se kur dikush është i pafuqishëm që me argumente të sqaroje dhe demantoje atëherë janë të pritshme sulmet mbi baza personale.
“Nëse nuk ju pëlqen e vërteta, mbyteni korrierin, por nuk ka alternativ tjetër përveç përgjegjësisë për punën e paligjshme të konstatuar”, deklaroi Bogoev./Almakos/