Mysafir në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 mbrëmë ka qenë ish-shefi i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sllobodan Bogoeski.
“Unë mendoj se Gruevski gënjen se është përgjuar, si që gënjen se DSK nuk ka kryer ndjekjen e komunikimeve, se atë e kanë bërë shërbimet e huaja, apo dikush ka ngjitur e montuar biseda. Vlerësimi im është se dëshiron të shmanget nga përgjegjësia, si njeri i akuzuar për vepra të rënda, dëshiron të tregohet si viktimë politike dhe të tërheq vëmendjen nga të bëmat. I duhen truke të tilla gjatë zgjedhjeve. Ai edhe sot e kësaj dite jeton në këtë film me furgonë të verdhë dhe mendon se njerëzit do i besojnë”, ka thënë Bogoeski, përcjell artikullin Plusinfo.
Sipas Bogoeskit, nëse përgjimi është i vërtetë, “Gruevski si ish kryeministër e din procedurën, mund të ngrit kallëzim për përgjimin joligjor dhe ndjekje të komunikimeve”, transmeton Medial.mk.