
Blushi u shpreh pro kërkesës së PD-së për numërim elektronik. “Ne jemi të bindur se sistemi i numërimit elektronik është plotësisht i aplikueshëm dhe ka kosto financiare dhe morale më të ulët, se numërimi manual nga numëruesit e rëndomtë të partive të vjetra. LIBRA është një parti e re që nuk pranon që votat t’ja numërojnë partitë e vjetra, kjo është çështja”, tha ai. Blushi ka deklaruar se LIBRA do jetë surpriza e zgjedhjeve të qershorit.
Teksa ka shpallur programin e partisë së tij LIBRA, Ben Blushi ka shprehur qëndrimin e tij për situatën e krijuar në vend. Blushi tha se zhvillimet më të fundit politike tregojnë për gjendjen e vështirë ku ndodhet Shqipëria.
Kryetari i LIBRA-s është shprehur se numërimi elektronik është e vetmja zgjidhje për të mundësuar numërim të drejtë të votave, dhe për të shmangur manipulimet.

