Deputeti Ben Blushi ka lëshuar një lumë akuzash ndaj qeverisë, që sipas tij ka lënë në mëshirë të aftit banorët e Zharrëzës.
Duke folur nga foltorja e kuvendit ditën e sotme, Blushi tha se banesat e këtyre banorëve janë çdo ditë në rrezik nga tërmetet që nuk shkaktohen nga Zoti, po nga kompania kanadeze Bankers Petroleum e mbështetur nga shteti në dëm të jetës së banorëve.
Sipas Blushit, Bankers Petroleum vazhdon të blejë qeverinë e Shqipërisë edhe mediat që nuk japin asnjë lajm për gjendjen e mjeruar të këtyre banorëve të cilët edhe aktualisht janë ngujuar në grevë urie per te kërkuar te drejten e tyre.
9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)


