Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të minimizojë sulmin me dron në Moskë për të shmangur zbulimin e dobësive të mbrojtjes dhe opsioneve të kufizuara të Kremlinit, “fluturimi i lirë” i dronëve mbi Moskë ka shkaktuar reagime negative në hapësirën e lajmeve ruse.
Sipas një raporti të Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Uashington, deputeti i Dumës Shtetërore të Moskës, Andrei Medvedev, pretendoi se forcat ukrainase nxituan sulmin me dron si pjesë e një operacioni informacioni me efekte të papërfillshme kinetike.
Në të njëjtën kohë, disa blogerë rusë me ndikim përdorën sulmet me dron për të kritikuar tërheqjen e Rusisë nga rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy në prill 2022./Lajmi i plotë.