Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Xhon Kenedi, pas çka për disa orë ishte edhe i bllokuar e tërë rruga.
Nga MPB për TV SHENJA, kanë deklaruar se rreth orës 21:45 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve “Xhon Kenedi” me bulevardin “Bllagoja Paroviq”, në Shkup, ka ndodhur një aksident në mes makinës “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.F (34) nga Shkupi dhe motoçikleta “Honda” e drejtuar nga polici L.S i cili ka qenë në detyrë.
“Pas aksidentit, motoçikleta ka dalë nga rruga dhe ka goditur një makinë të parkuar ‘Pezho 308’. Në aksidentin me lëndime ka përfunduar motoçiklisti, lëndime të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup. Është kryer hetim nga Prokurori Publik dhe ekip i SPB Shkup, ndërsa është njoftuar edhe Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB”, kanë deklaruar nga MPB.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive
- Vedat Muriqi drejt rekordit historik te Mallorca
- Juventusi interesohet për yllin e Real Madridit
- Gruaja nga Shkupi përfundon në spital pasi u rrah nga djali i saj 23-vjeçar
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon, nuk është gjendje krize që të ulet akciza
- Nikolla Gruevski uron Bajramin: Gëzuar Festën e Bajramit të gjithë miqve të mi dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam
- Kërcet dajaku në ditë të Bajramit, policia arreston dy baballarë për dhunë ndaj fëmijëve të tyre
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanocë


