Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka ka deklaruar se tensionimi i marrëdhënieve ndërmjet Shkupit dhe Beogradit do t’i shërbejë vetëm intersave ruse në Ballkan.
Reka konstaton se arsyeja kryesore për këtë presion nga ana e Beogradit është fakti se tashmë Maqedonia iu është kthyer rrugës së reformave.
Në një dekalratë për REL, Reka ka përmendur edhe marrëdhëniet e afërta ndërmjet Rusisë dhe Greqisë. Në kërë rast e përmend edhe bllokadën që Athina ia bën Maqedonisë në rrugën e integrimeve evro-atlantike.
Sipas Rekës, në vazhdimësi gjatë viteve Greqia e ka pasur si pretekst çështjen e emrit, por në realitet ka luajtur një lojë ruse për bllokimin e integrimit në NATO të të gjitha vendeve Perëndimore të Ballkanit.
Në anën tjetër, ish-ministri i Jashtëm, Denko Maleski ka thënë për REL se një arsye për kritën aktuale është fakti se Serbia dhe Greqia nuk i shohin me sy të mirë marrëdhënet e ngushta ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë ose rritjen e infuencës së shqiptarëve në shtet.

