Dritan Dajti i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 pak ditë më parë, është transportuar nga spitali i Burgut drejt Infektivit për të bërë një skaner.
Kjo gjë ka sjellë dhe rritjen e masave të sigurisë tek Infektivi, ku ka prani të madhe të forcave të policisë.
Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.



