Ushtria amerikane e ka vrarë në muajin maj luftëtarin shqiptar të ISIS-it në Siri, Orhan Ramadanin, raporton gazeta zvicerane Blick. Para kësaj, shkruan Blick, ai ishte në Zvicër dhe planifikoi të organizonte sulme në Evropë.
Më 3 gusht të vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi në faqen e saj të internetit, se ka vrarë disa luftëtarë të ISIS-it në Siri. Njëri prej tyre ishte Orhan Ramadani, 26-vjeçari shqiptar nga Maqedonia.

